Drejtori i televizionit publik, Rilind Gërvalla i ka hedhur poshtë akuzat e deputetëve të opozitës se transmetuesi publik ka censuruar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Në një deklaratë për RTK-në, Gërvalla ka thënë se seanca e Kuvendit është transmetuar e plotë.
“RTK nuk e ka censuruar Kuvendin, asnjë fjalim të vetëm. Kuvendi është transmetuar në kanalin e tretë të RTK-së”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se seanca nuk është transmetuar në kanalin e parë, pasi qysh javë më parë ka qenë i planifikuar transmetimi i 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, aktivitet ky i cili është mbajtur sot dhe vazhdon edhe nesër.
“Në mesin e folësve aty janë edhe të mbijetuarat e dhunës seksuale që i ka kryer Serbia në Kosovë. Do të flasin nobilistë të paqes dhe kanë qenë edhe krerët e shtetit. Ne i kemi tri kanale në gjuhën shqipe, por nuk kemi kanal të dedikuar për Kuvendin. Prandaj akuzat e tilla, në një kohë kur fliste një e mbijetuar e dhunës seksuale, e deputetët të mbajnë një konferencë ose protestë ndaj RTK-së që se ka transmetuar Kuvendin në kanalin 1, mendoj se nuk janë gjeste të pjekura as politike”, ka theksuar Gërvalla.
Në seancën e sotme të Kuvendit u diskutua mbi borxhet e kompanive ambalazhuese të ujit si dhe publikimet e mesazheve të fundit që pretendohet të jenë bisedat ndërmjet koordinatores së komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Krahas transmetimit në vazhdimësi në RTK 3, seanca e Kuvendit është transmetuar “live” edhe në faqen zyrtare të RTK-së në Facebook.
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë