Izraeli ka finalizuar planin për t’ju përgjigjur sulmit të Iranit të 1 Tetorit, tha një burim i njohur me këtë çështje për CNN, pa dhënë informacione të mëtejshme.
Një ditë më parë, media amerikane raportoi se zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, e kanë siguruar SHBA-në se kundërsulmi ndaj Iranit do të kufizohej në objektiva ushtarake dhe jo në objekte të naftës ose bërthamore.
Irani lëshoi dhjetëra raketa drejt Izraelit në hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe të tjerëve.
Ndërsa Netanyahu u zotua se Irani do të “paguante” për sulmin./abcnews.al
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...