Trepça sonte luan përballjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve në Fiba Europe Cup ndaj Ludwigsburgut.
Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00 dhe zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Arbresh.info.
Mitrovicasit ndeshjen e parë në këtë garë e humbën nga Dijoni me rezultat të thellë 118-73, teksa gjermanët triumfuan në takimin e parë ndaj Caledonia Gladiators me rezultat 86-62.
Dy skuadrat nuk i kanë nisur kampionatet përkatëse mirë pasi, kampionia e Kosovës, pas pesë ndeshjeve në elitë ka shënuar tri fitore e dy humbje.
Kurse, Ludwigsburgu ka dy fitore e dy humbje në katër ndeshjet e para në Superligën e Gjermanisë.
Kujtojmë se për “xehetarët” kjo është hera e dytë që po marrin pjesë në grupet e Fiba Europe Cup./Arbresh.info
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...