Kosova ka arritur të shënoj fitore bindëse ndaj Qipros me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kombeve.
Gjithçka nisi mirë për të përzgjedhurit e Fodas, kur kapiteni, Amir Rrahmani shënoi në minutën e 30-të, shkruan Arbresh.info.
Me rezultatin 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.
Kurse në 45 minutëshin e dytë, “Dardanët” realizuan edhe dy herë të tjera.
Ishte, Ermal Krasniqi me një goditje të bukur që dyfishoi epërsinë në minutën e 52-të.
Kurse golin e tretë e realizoi, Emir Sahiti, kur po rrjedhte minuta e 71-të.
Deri në fund të ndeshjes, qipriotët realizuan njëherë mirëpo goli u anulua nga VAR-i.
Pas kësaj fitore, Kosova ka nëntë pikë dhe ndodhet në vendin e dytë, teksa lidere është Rumani me tri pikë më shumë./Arbresh.info
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu