Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ka folur vetëm një herë me Radoiçiqin, dhe atë në gjuhën shqipe.
“Ajo nuk është bisedë e imja, është bisedë e montuar, vetëm një bisedë kam bërë në gjuhën shqipe”.
Kusari-Lila tha se ka paraqitur rastin në polici dhe se ka kërkuar ekspertizë të thellë.
“Një matematikë e thjeshtë e tregon se nuk kemi pasur nevojë për ta. Në korrik 2023, 13 muaj nga largimi i Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës. Vetëm një bisedë përmes telefonit, ka ndodhur me insistim për çështje të sigurisë për Marrëveshjen e Energjisë. Nuk e ndërroj as një pikë as presje nga deklaratat e mia”, tha Kusari-Lila.
Sipas saj, pastrimi i figurës së kryekriminelit Radoiçiq nga mediat është për keqardhje.
Për Listën Serbe, Kusari-Lila shprehet se është organizatë kriminale.
“Lista Serbe e ka dëshmuar se është organizatë kriminale, dhe nuk kanë mundur ta shantazojnë Qeverinë Kurti”, është shprehur ajo gjatë një konference për media./Arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...