Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar aksionin e djeshëm të policisë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe arrestimit të Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm.
Kurti ka thënë se ministria në fjalë nuk është e Liburn Aliut teksa refuzoi të jap një gjykim përmbajtjesorë sepse siç tha ai, nuk ka informacione.
”Ministria nuk është e Liburn Aliut, ai është vet ministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ministria është në kuadër të Qeverisë së Kosovës, që të gjithë ne do të thotë jemi këtu punëtorë, nuk jemi pronar asnjëri, jemi shërbyes. Fjala ministër vjen nga latinishtja që do të thotë shërbëtor, prandaj s’jemi pronar, ministria e këtij apo e atij. Kjo nuk është dashtë të jetë asnjëherë, por ndoshta për shkak të së kaluarës edhe ashtu është dukur, edhe ashtu janë sjellë e kanë ngelur këto keqkuptime”, ka thënë Kurti në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.
“Personi i parë i arrestuar është një zyrtar që punon në institucionet e shtetit të Kosovës prej dy dekadash nuk kam informacion për çka janë hetuar, e arrestuar dhe përndjekur, nuk e di këtë gjë. Unë besoj se gjithçka do të sqarohet se drejtësia do të veprojë, nuk mundem në kushtet kur mungon informacione kur mungon informacioni përveç imazheve që shfaqen në mediat tona, të jap gjykime përmbajtjesore”, ka thënë Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...