Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, po fton lojtarët të rinj në ekipin kombëtar, të cilët që në moshë të re dhe po lënë shenja në klubet përkatëse.
Kështu, prej Euro 2024 pjesë e kuqezinjve është Medon Berisha, ndërsa së fundmi është ftuar edhe Adrion Pajazitin.
Por duket se trajneri brazilian ka shënjestruar një tjetër futbollist për të ardhmen kuqezi.
Në konferencën për mediat para fillimit të grumbullimit, Silvinjo përmendi vazhdimisht emrin e një lojtari i cili nuk është pjesë e listës, por që ai e cilësoi si interesant për të ardhmen.
Bëhet fjalë për mesfushorin 19-vjeçar Feta Fetai, i cili është tashmë pjesë e ekipit U21 të Shqipërisë.
Djaloshi po shkëlqen me Lokomotiv Zagreb ku ka marrë nofkën “Modriçi shqiptar” për rolin në fushë të ngjashëm me kroatin.
Siylvinho e ka parë nga afër lojtarin në një seancë stërvitore me Kombëtaren A në muajin e kaluar, teksa ka përsëritur të njëjtën gjë edhe në stërvitjen e parë të ndeshjeve të tetorit, ku Fetai ishte një nga lojtarët e ftuar për të plotësuar grupin kuqezi.
Një vëzhgim i mirëfilltë i lojtarit, që mund të afrojë një ftesë për të në Kombëtaren A për t’u bërë pjesë e grupit, duke pasur parasysh se që nga ky muaj, Shpresat nuk do të kenë më ndeshje zyrtare deri në vjeshtën e ardhshme.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...