Sot në Mal të Zi mbahet takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brionit. Nga Kosova merr pjesë presidentja, Vjosa Osmani.
E para e vendit dje në Mal të Zi ka takuar presidentin kroat Zoran Milanoviq. Gjatë takimit me Milanoviqin, Osmani është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike.
Ndryshe Samiti i Procesit Bërdo-Brioni këtë vit mbahet në Mal të Zi, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Procesi Bërdo- Brionit është një mbledhje shumëpalëshe e përvitshme e krerëve të shteteve në Ballkanin Perëndimor.
Kjo nismë u inicua në vitin 2013 nga presidentët e atëhersh, ai slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.
Siç u njoftua nga kabineti i presidentit malazez, në këtë takim do të diskutohen çështjet e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Do të mbahet edhe konferencë për media në të cilën do të flasin presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc- Musar dhe presidenti i Kroacisë Zoran Millanoviq./rtk
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...