Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mirëpritur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri ku është sekuestruar armatim i ndryshëm.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me këtë aksion është parandaluar kështu sulme të mundshme ndaj zyrtarëve tanë, qytetarëve apo institucioneve tona, shkruan Arbresh.info.
“Ky është edhe një rast shtesë që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi.”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se Kosova nuk do të jetë asnjëherë strehë e kriminelëve dhe terroristëve.
“Beteja në luftimin e terrorizmit teksa po vijon me sukses do të jetë e pandalshme dhe nuk ka kthim prapa. Vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë strehë e kriminelëve e terroristëve që cënojnë sigurinë e qytetarëve, zyrtarëve apo institucioneve tona.”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Ndryshe, Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një bastisje në Mitrovicën e Veriut rreth orës 13:00 ku ka sekuestruar armatim të ndryshëm.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se lidhur me rastin dy persona janë shpallur në kërkim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bastisje në Mitrovicën e Veriut, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...