Ekipet emergjente në Bosnjë po vazhdojnë të kërkojnë për personat që u zhdukën gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjeve të djeshme të dheut, përderisa në vend kanë filluar të arrijnë ndihmat nga vendet e huaja.
Ekipet emergjente në Bosnjë dhe Hercegovinë, shumë prej të cilave janë aktive që më shumë se 36 orë, së bashku me mijëra vullnetarë, po vazhdojnë të kërkojnë për personat që u zhdukën gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjeve të djeshme të dheut të cilat kanë shkaktuar më shumë se 20 viktima dhe miliarda Euro në dëme.
Sipas mediumeve të Bosnjës, puna e shpëtimtarëve tani është përqendruar në kërkimin për më shumë se 40 persona të raportuar si të zhdukur- pjesa më e madhe në komunat e Jablanicës dhe Konjiq-it të cilat janë edhe komunat më të goditura nga vala e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut të nxitura nga të reshurat e fuqishme të shiut.
Zyrtarët kanë thënë se lumenjtë që vërshuan kanë filluar të tërhiqen dhe se më asnjë fhsat nuk është i izoluar nga pjesa tjetër e vendit por edhe shtuan se kjo nuk do të thotë se rreziku ka kaluar pasi që me tërheqjen e ujërave është rritur edhe rrëziku nga rrëshqitjet e reja të dheut.
Këshilli i ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës ka bërë të ditur edhe se në vend kanë filluar të arrijnë ndihmat e para të dërguara nga shtetet mike dhe se autoritetet tani duhet të vendosin se ku do të dërgohen ato./rtk
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë