Bayer Levrkusen nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim ndaj Hostein Kiel me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së gjashtë në Bundesligë.
Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit me dy gola për tetë minuta nga “Aspirinat”, shkruan Arbresh.info.
Boniface në minutën e katërt dhe Hofmann katër minuta më vonë realizuan golat e Levrkusenit.
Një tjetër gol u shënua nga Boniface në minutën e 26-të, mirëpo u anualua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Mysafirët u kundërpërgjigjen pas gjithë këtyre sulmeve, në fund të pjesës së parë kur realizuan për 2-1, me anë të Geschëill.
Ndërkohë kur të gjithë prisnin një reagim nga Leverkuseni, Kiel barazoi reazultatin në minutën e 69-të.
Arp barazoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Deri në fund gola nuk pati dhe dy skuadrat morën nga një pikë nga kjo sfidë.
Pas gjashtë xhirosh Leverkuseni është i pesti me 11 pikë kurse Kieli ndodhet në pozitën e 17-të, pas këtij barazimi me dy pikë./Arbresh.info
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...
Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcim...
Abdixhiku së bashku me Osmanin në takim me mësimdhënësit: Ku...
Mbi 1 mijë pasagjerë bllokohen në anije turistike në Francë ...