Tri ndeshje janë luajtur sot në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës në të dyja grupet.
Trepça ka qenë nikoqire e Rilindjes 1974, në grupin A, ndeshjen të cilën e fituan mitrovicasit me rezultat 2-0.
Mitrovicasit vazhdojnë formën e mirë në rrugën drejt inkuadrimit në Superligë.
“Xehetarët” pas kësaj fitore janë në vendin e dytë me 18 pikë, aq sa ka edhe Drenica që është lidere mirëpo ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse në ndeshjet e grupit B, ka ndodhur një befasi.
Liderja e tabelës, Prishtina e Re ka pësuar humbjen e parë të në këtë stinor me rezultat minimal 0-1 nga Flamurtari.
Me po të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshja të cilën Dinamo e fitoi ndaj Ramiz Sadikut.
Pavarësisht humbjes Prishtina e Re është liderë me 21 pikë katër më shumë se Dinamo.
Kujtojmë se Flamurtari ka arkëtuar tre pikët e para këtë edicion, por sërish mbetet në vendin e fundit ./Arbresh.info

Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK