Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon në këtë fundjavë me xhiron e katërt, ku pritet super duele interesante.
Padyshim vëmendja kryesore do të jetë tek “El Classico” e basketbollit kosovar ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo përveç këtij derbi pritet të luhen edhe takime tjera interesante.
Xhiro e katërt nis me duelin ndërmjet Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit i cili luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 17:15.
Një super sfidë do të jetë në po atë ditë mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, takim ky i cili luhet në ora 19:00.
Dita e diel sjell kryendeshjen mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës e cila luhet në ora 17:15.
Ndërsa java mbyllet me Bashkimin dhe Boran nga ora 19:00.
Pas tri javësh në tabelë prinë Bashkimi i cili është pa humbje kurse pas prizrenasve vjen Trepça e Prishtina me nga dy fitore e një humbje./Arbresh.info
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit