Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë me zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gaëkoëski njëherësh ministër i Çështjeve Digjitale.
Me anë të një postimi në Facebook, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore, agresionin rus në Ukrainë, ndihmën që është duke ofruar Kosova në përkrahje të popullit Ukrainas, dhe për potencialin për bashkëpunim me Poloninë në sektorin e Teknologjisë si mundësi e dyanshme përfitimi, shkruan Arbresh.info.
“Temë tjetër diskutimi ishte përgatitjet dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në pjesën e parë të vitit 2025.”, ka shkruar Maqedonci.
“Mundësi të shumta për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.”, tha ai./Arbresh.info/
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...