Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhequr nga qyteti strategjik Vuledar, në lindje të vendit.
“Komanda e lartë ka dhënë leje për tërheqjen e njësive nga Vuledari, në mënyrë që t’i ruajmë personelin dhe pajisjet luftarake, dhe për të marrë pozicion për veprime të mëtejshme”, tha formacioni i forcave tokësore i Ukrainës, Hortitsia, i cili komandon rajonet lindore duke përfshirë Donjeckun.
Forcat ruse kryen sulme të pareshtura përreth qytetit për ta shkatërruar mbrojtjen ukrainase, duke kërcënuar rrethimin e qytetit, tha komanda.
Trupat e Moskës, me të mëdha në numër dhe pajisje, kanë ecur përpara ngadalë në Ukrainën lindore, pavarësisht humbjeve të mëdha. Ndërkohë, Ukraina u është lutur vazhdimisht aleatëve të vet perëndimorë për t’i dhënë armë më të përparuara dhe për ta lejuar t’i godasë shënjestrat ushtarake më thellë brenda Rusisë./abcnews.al
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...