Një person ka raportuar në polici se ka dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje (1 tetor) rreth orës 01:30, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një predhë.
Rasti është duke u hetuar.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Dragash / 01.10.2024-01:30. Ankuesi kosovar ka raportuar se ka dëgjuar se disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në murin e korridorit të shtëpisë kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?