Bayer Leverkusen ka arritur fitore me rezultat 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Aspirinat e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Piero Hinicapir, por pa sukses.
Victor Boniface gjeti rrjetën në minutën e 21-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje gjatë aksionit.
Milani kërkoi penallti në minutën e 81-të, pasi Tammy Abraham u rrëzuan në zonë, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Bayer Leverkusen e nisi furishëm me sulme pjesën e dytë, me Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong që rrezikuan, por në të dyja rastet Mike Maignan ishte në vend.
Zhvillohej minuta e 51-të, kur Bonfiace arriti të shënojë kësaj radhe për 1-0.
Në minutat në vazhdim Milani mori iniciativë, por një goditje e Alvaro Moratas u ndal në shtyllë dhe nga topi i kthyer spanjolli gjuajti jashtë.
Deri në fund edhe pse kishte raste të tjera, rezultati nuk ndryshoi, ku Bayer Leverkusen mori fitoren e dytë, ndërsa Milani mbetet pa fitore./Telegrafi/
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...