Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në fjalën e tij të rastit, Tahiri ka thënë se Kosova pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, i sponsorizuar nga fqinjët tanë, po përballej gjithashtu me një tjetër sulm të sponsorizuar nga Rusia me propagandë dhe lajme të rreme, përcjell Arbresh.info
Tahiri theksoi se Rusia është përpjekur të portretizojë vendin tonë si një vend që keqtrajton pakicat dhe që kërkon destabilizim teksa ka kërkuar që këto propaganda të mos ndikojnë tek asnjë institucion i BE-së apo organizatë ndërkombëtare.
“Të gjithë ne duhet të vëmë re se marrëdhëniet midis propagandës dhe lirisë së fjalës dhe të shprehjes në Evropë, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, janë në rrezik. Dhe duhet ta marrim seriozisht këtë çështje. Rritja e propagandës në kontekstin e luftës në Ukrainë ka qenë një çështje serioze që kemi debatuar këtu dhe që duhet ta shqyrtojmë ende”, ka thënë Tahiri./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...