Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë elektrike për të mbuluar mungesën e prodhimit.
Nga Zyra e Rregullatorit për Energji thonë se gjatë muajve të dimrit vendi mund të përballet me sfida në furnizim, megjithëse, sipas ZRrE-së, janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’iu përgjigjur mungesës së prodhimit.
“Kosova, si shumë vende të tjera, mund të përballet me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit, për shkak të rritjes së kërkesës dhe kushteve të ndryshme të furnizimit. Ndërmarrjet e energjisë kanë bërë përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme për t’iu përgjigjur me kohë çfarëdo mungese të prodhimit vendor”, kanë thënë për RTK-në nga ZRrE.
Për dallim nga vitet e kaluara, në Kosovë sivjet është rritur për 7% konsumi i energjisë elektrike. Kjo pasi shumë qytetarë kanë përdorur kondicionerë e pajisje te tjera elektrike.
Njohës të ekonomisë thonë se për shkak të investimeve që janë bërë, kriza energjetike nuk do të jetë si e viteve të kaluara.
Ekzekutivi kosovar gjatë këtij viti ka prezantuar një sërë masash për subvencionim të efiçiencës së energjisë elektrike, me anë të te cilave po synohet që të ulet konsumi i energjisë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...