Të dielën vazhdon kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut me ndeshjet e javës së shtatë. Edhe këtë javë do të luhen ndeshje të forta, me duele mjaft interesante, por që në vëmendje do të jetë derbi i dy ekipeve shqiptare që luhet në mes Strugës dhe Gostivarit.
Kampionia aktual Struga nuk po arrin që të gjejë formën e duhur dhe kriza e saj ka bërë që ekipi të mbetet në mesin e renditjes në tabelë. Pikërisht këtë të diel Struga do të jetë nikoqire e liderit të ri, Gostivarit, skuadër kjo që është pa disfatë në kampionat, ndërsa javën e kaluar e fitoi derbin ndaj Shkëndijës, duke e mundur me rezultat 3-1. Dy ekipet do të kërkojnë pikët maksimale, sidomos Struga nëse dëshiron që të mbetet në garë për kreun, ndërsa për Gostivarin fitorja do të ishte stabilizim në pozitën e parë.
Duel interesant pritet të luhet edhe në Tetovë, ku Shkëndija e Tetovës do të jetë nikoqire e Vardarit. Sigurisht se në këtë përballje kuqezinjtë nga Tetova janë favorit absolut dhe se nuk duhet diskutuar se kush e fiton këtë ndeshje, pasi Varadari është në krizë dhe nuk ka ekip pretenduese për kreun e renditjes.
Në Shkup luhet derbi lokal i qytetit, ku Rabotniçki e pret FC Shkupin. Dy ekipet në ndeshjet e fundit nxorën vetëm barazim në fush të tyre dhe që të dy ekipet do të jenë në kërkim të pikëve në këtë përballje për të mbajtur hapin me ekipet e kreut. Rabotniçki është pa disfatë në këtë sezon sikurse Gostivari dhe ka vetëm dy pikë më pak, ndërsa Shkupi po luan me formë të ndryshuar dhe është në pozitën e gjashtë në renditje.
Derbi i “vogël” do të luhet edhe mes dy ekipeve tjera shqiptare të Ligës së Parë. Besa e Dobërdollit mori pikë të madhe në Çair dhe tani do të kërkojë më shumë në duelin ndaj Voska Sportit, që gjithashtu i mori një pikë të madhe Strugës, andaj pritet që ky duel të jetë mjaft i luftuar deri në frymën e fundit.
Java e tetë luhet të dielën 29.09. me fillim nga ora 14:00: Struga – Gostivari, Besa – Voska Sport, Rabotniçki – Shkupi, Shkëndija – Vardari, AP Brera – Pelisteri dhe Tikveshi – Sileksi. /Telegrafi/
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë