Jo vetëm Vjosa Osmani dhe Albin Kurti ishin këtë javë në New York.
Pjesë e disa takimeve me rëndësi ishte dhe ish-presidenti Behgjet Pacolli.
Pacolli tha se aktivitetet e kësaj jave do të shndërrohen në suksese të prekshme për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli u shpreh se një përfaqësues i lartë i shtetit tonë, në një rast të caktuar, i kishte thënë ministrit të jashtëm të një shteti tjetër që “të mos flasë me zotin Pacolli, pasi ai nuk është i autorizuar të flasë për Kosovën”.
“Si rezultat, unë realizova vizitën time dhe madje iu luta që të pranonin të bisedonin me përfaqësuesin e Kosovës në fjalë. Do të vijë momenti kur unë do ta bëj këtë publike” shkroi mes të tjerash Pacolli./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...