Shqipëria U-15 luajti pasditen e sotme miqësoren e parë ndaj Malit të Zi U-15 në Podgoricë. Kuqezinjtë barazuan 2-2 me Malin e Zi, teksa për Shqipërinë realizoi dy gola sulmuesi Haxhi Rrena.
Trajneri Armand Dama e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Malit të Zi U-15: Marsid Hoxha (GK), Endi Cekrezi, Joart Mile, Rian Neza, Riad Syla, Angelos Çomo, Fabio Hyseni, Sean Sulaj, Haxhi Rrena (C), Tom Keqi dhe Erjon Vajushi, përcjell Arbresh.info.
Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen dhe pas disa momenteve të mira mori avantazhin në minutën 24-t. Kapiteni Haxhi Rrena zhbllokoi takimin pas një aksioni shumë të bukur të kuqezinjve.
Avantazhi i Shqipërisë zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Mali i Zi barazoi rezultatin në minutën e 31-të me Luka Vusurovic. Pjesa e parë u mbyll 1-1.
Në fraksionin e dytë kuqezinjtë gjetën sërish rrugën e rrjetës me Haxhi Rrenën. Kapiteni kuqezi i shkoi deri në fund aksionit dhe përfitoi nga gabimi i mbrojtjes kundërshtare. Rrena kaloi edhe portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuan golin e dytë personal në këtë sfidë.
Deri në fund u aktivizuan pothuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar nga trajneri Armand Dama. Kuqezinjtë mbrojtën mirë avantazhin por në minutën e 78-të Neza shkaktoi penallti që u shndërrua në gol nga Nikola Vukoje. Në fund sfida e parë miqësore u mbyll në barazim me rezultatin 2-2.
Ndeshja e dytë miqësore Shqipëri U15 – Mali i Zi U15 do të luhet më 26 shtator në stadiumin “Reshit Rusi”, në orën 16:00.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...