Policia e Kosovës ka gjobitur një ngasës, i cili në zonën është 40 km/h është hasur duke vozitur 122 km/h.
Ndaj tij, siç njofton policia është shqiptuar gjoba prej 400 eurosh, katër pikë negative, di dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muaj.
“Njësiti policor i Stacionit Policor në Viti ka shqiptuar gjobën në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë (9) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h është hasur duke vozitur 122 km/h”, njofton policia.
Tutje policia apelon tek vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001./Arbresh.info/

Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...