Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij ka thënë se dhimbja është e madhe, por ndihen shumë krenar për të.
Ai u shpreh se ka qenë një vit i vështirë për ta, mirëpo u shpreh se kanë pasur shumë përkrahje.
“Dhimbja është e madhe, mirëpo ndihem krenar që kem pasur kësi vëllai, kësi trimi, krenaria po na mbanë, përkrahja është e madhe nga të gjitha anës, jemi falënderuar ndaj të gjithëve”, tha Muj Bunjaku për klankosova.
“Ka qenë një vit shumë i vështirë, por jemi krenarë, përkrahja është e madhe, duke filluar nga institucionet, popullata, Shqipëria, deri në Australi të largët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, nga të gjitha anët dhe kjo po na mban shumë, përkrahja është e madhe edhe krenaria është e madhe. Afrimi nuk ishte vetëm djali ynë, por i krejt kombit shqiptar”, u shpreh tutje Muj Bunjaku.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...