Katër persona janë arrestuar në Shipol të Mitrovicës së Jugut për kontrabandim me emigrant, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të arrestuarit ishin duke i transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së, përcjell Arbresh.info.
Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 euro, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe katër automjete.
“Shipol, Mitrovicë Jugu 25.10.2023-NN. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete. Me vendimin e prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...