Katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 janë plagosur nga disa të shtëna masive në një zonë argëtimi në Birminghem të Alabamës në SHBA-së, sipas policisë dhe raporteve të mediave.
Shumë persona u qëlluan në zonën Five Points South, tha Departamenti i Policisë së Birminghemit në një postim në rrjetet sociale.
Oficeri i Birminghemit, Truman Fitzgerald, tha se të shtënat që shkaktuan deri në 21 të plagosur ndodhën pak pas orës 11 të natës, raportoi mediumi lokal AL.COM.
Fitzgerald tha se kishte “dhjetëra viktima të qëlluar me armë” dhe të paktën katër kishin “plagosje që ua rrezikonin jetën”, sipas AL.COM.
Shërbimi i Zjarrit dhe Shpëtimit të Birminghemit shpalli tre viktima të vdekur në vendngjarje dhe një person i katërt u shpall i vdekur në Spitalin e Universitetit të Alabamës në Birminghem.
Policia tha se viktimat e gjetura të vdekur në vendngjarje përfshinin dy burra dhe një grua, sipas raportimeve të WBMA-TV.
Viktimat e tjera u transportuan në spitale me mjete private, tha policia për WBMA.
Policia e Birminghemit nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nga agjencia e lajmeve Associated Press që kërkonte informacion të mëtejshëm.
Zona Five Points South e Birminghemit ka shumë vende argëtimi, restorante dhe bare dhe shpesh është e mbushur me njerëz në netët e së shtunës.
Policia tha se nuk kishte arrestime të menjëhershme.
“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zbuluar, identifikuar dhe ndjekur atë që është përgjegjës për sulmin ndaj njerëzve tanë këtë mëngjes”, tha Fitzgerald për WBMA./rel
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...
OVL-UÇK: Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë...
Në Spitalin e Mitrovicës hiqet me sukses një tumor rreth 4 k...
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...