Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Valdrin Salihun, i dyshuar për vrasjen që tronditi mëngjesin e djeshëm Mitrovicën.
Dje në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë, nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vdekur Florim Zeqiri, dhe i dyshuar kryesor sipas policisë është pikërisht Valdrin Salihu.

Duke i publikuar fotografinë, Policia ka apeluar qytetarët që, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e të dyshuarit, të lajmërojnë policinë ose të paraqitën në stacionin më të afërt policor.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Me qëllim të lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimit të personit në kërkim, me autorizim të Prokurorit publikohet identiteti dhe fotoja e personit të dyshuar të shpallur në kërkim për veprën penale. “Vrasje” e ndodhur me datën 20 .09.2024, në rrugën ‘ Fatime Hetemi” në Mitrovicë.
Personi i kërkuar është:
• Valdrin Salihu i lindur me 11.08.1991
Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– 028 532 363
– 38344763034
– E-mail adresa: [email protected]

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...