Suhareka ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.
Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke dominuar Feronikelin’74 derisa patën dy raste të mira shënimi.
Ata rrezikuan në dy raste me anë të Mevlan Zekës dhe Argtim Ismailit por që nuk ia dolën të realizojnë.
Golin e epërsisë Suhareka e gjeti në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Mevlan Zekës që realizoi nga penalltia për 1-0.
Po i njëjti lojtar arriti që të shënojë edhe golin e dytë, të cilin e gjeti në pjesën e dytë në minutën e 56-të pas asistimit të Endrit Krasniqit (2-0).
Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Suhareka mori fitoren e tretë radhazi në këtë fillim të sezonit në Albi Mall Superligën e Kosovës
Suharekasit tashmë kanë 13 pikë të grumbulluara dhe momentalisht mbajnë primatin në tabelën e klasifikimit, ndërsa Feronikeli ’74 mbetet ekipi i vetëm me zero pikë deri më tani.
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...
Shqipëria mbështet kërkesat për gjuhën shqipe në Maqedoninë ...
Liverpool – Manchester City, publikohen formacionet zyrtare
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat...