Anthony Joshua do të ketë një avantazh të lehtë në peshë ndaj Daniel Dubois të shtunën mbrëma pasi rivalët u ngjitën në peshore.
Joshua peshonte 114.5 kilogramë krahasuar me 112 kilogramë të Dubois para qindra fansave në sheshin Trafalgar të Londrës.
Më pas, të dy rivalët u përballën për herë të fundit përpara se Dubois të vendosë titullin e tij botëror në peshën e rëndë përpara 96,000 tifozëve në Wembley këtë fundjavë.
Anthony Joshua do të përballet me Daniel Dubois në Wembley më 22 shtator në ora 00:00 sipas kohës tonë lokale.
Duke folur nga skena, Joshua tha: “Kjo është energjia. Thjesht dua t’ju jap një falënderim masiv për ju djema që qëndroni me mua në të keq dhe në të mirë. Dhe nëse mund të kërkoj një nder, shkoni në shtëpi dhe lutuni për mua që të bëhem tre herë kampion i botës në peshat e rënda”.
Ndërkohë, Dubois dëshiron ta tërheqë Joshuan në “vendin e errët” ku ishte pas humbjes së tij të dytë nga Oleksandr Usyk dy vjet më parë.
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...