Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet hapëse të Ligës së Parë në të dyja grupet.
Në takimin e grupit A, janë ballafaquar dy skuadrat nga qyteti i Mitrovicës, Trepça 89’ dhe Trepça.
Derbin lokal e fituan Trepça me rezultat minimal 0-1.
Pas kësaj fitore ‘xehetarët’ kanë 10 pikë aq sa ka edhe Drenica që është lidere mirëpo ka një ndeshje më pak.
Ndërsa në sfidën tjetër të grupit B, Prishtina e re e ka ‘demoluar’ Vjosën në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat bindës 0-5.
Kryeqytetasit kanë treguar formë të lartë këtë fillim të sezonit, duke shënuar pesë fitore në pesë ndeshjet e parë.
Ata prijnë në tabelën e grupit B, me 15 pikë të grumbulluara./ge
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona