Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Personi i cili u qëllua për vdekje është 40 vjeçari Florim Zeqiri. Zeqiri ka ndërruar jetë në QKUK, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja e cila tronditi qytetin, ka ndodhur sot rreth orës 09:42 minuta.
“Sot rreth orës 09:42 minuta në Mitrovicë është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “ Fatime Hetemi”, në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitët relevante janë duke vazhduar rrjedhen e hetimeve”, ka thënë për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.
Ndryshe, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili e ka dënuar ashpër këtë akt ka thënë se në drejtim të 40 vjeçarit janë shkrepur gjashtë plumba dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas shpinës së tij./Arbresh.info/

Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...