Pas dënimit për kryerjen e transferimeve që iu bë Realit dhe Atletico Madrid, ka qenë drejtori i përgjithshëm i ‘Los Blancos’, Jose Angel Sanchez që ka reaguar.
Sanchez e ka kundërshtuar vendimin e FIFA-s, duke thënë se Real Madridi është klub që gjithmonë ka respektuar rregullat.
“Argumenti i FIFA-s nuk është i vërtetë. Real Madridi gjithmonë i ka respektuar rregullat e FIFA-s”.
“Ne jemi një klub me vlera që nuk i shkelim ligjet. Do ta kundërshtojmë deri në fund këtë vendim të padrejtë”, deklaroi Sanchez. /Telegrafi/
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...