Leverkuseni ka shënuar fitore bindëse në Holandë, ndaj Feyenoordit me rezultat bindës 0-4.
Mysafirët e nisën ndeshje më mirë duke realizuar pas pesë minutave me anë të Florian Ëirtz, shkruan Arbresh.info.
Vendasit reaguan shpejtë me një gol në minutën e nëntë mirëpo u anulua nga VAR-i për offside.
Gjermanët në 15 minutat e fundit të pjesës së parë realizuan edhe tri herë të tjera për të mbyllur dilemën e fituesit.
Grimaldo shënoi në minutën e 30-të, kurse gjashtë minuta më vonë Florian Ëirtz trefishoi epërsinë dhe realizoi golin e tij të dytë personal.
Kurse në fundin e pjesës së parë, Ëellenreuther shënoi në portën e tij për 0-4.
Pjesa e dytë ishte e qetë teksa holandezët realizuan një gol mirëpo sërish u anulua.
Leverkuseni arkëton tre pikët e parë këtë edicion në Ligë të Kampionëve kurse Feynoordi triumfin e parë do ta kërkojë në xhiron e dytë ndaj Gironës.
Të drejtuarit e Xabi Alonsos sfidën e radhës e luajnë ndaj Milanit në shtëpi./Arbresh.info
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...