Posta e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve në mesazhet që po dërgohen kinse në emër të postës.
Përmes një postimi në Facebook nga Posta, thuhet që të mos klikohet në asnjë link që vjen nga ky mesazh, dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.
“Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to”, thuhet në apelin nga Posta./Arbresh.info/
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen f...
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol