Komuna e Gjilanit po vazhdon pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve.
Këto angazhime, sipas njoftimit nga kjo komunë, po bëhen me qëllim të parandalimit të dëmeve milionëshe nga vërshimet.
Këto ditë kanë vazhduar punimet në fshatin Zhegër, për të vijuar pastaj në zonat tjera. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se mbi 20 mijë metra shtretër lumenjsh janë pastruar deri tani. Së fundmi, është pastruar lumi në fshatin Zhegër dhe puna do të vazhdojë me lumenjtë e tjerë.
“Siguria, parandalimi i vërshimeve dhe mbrojtja e mjedisit janë rezultatet e punës sonë”, tha Hyseni.
Deri tash është bërë pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve Stanishor në Gjilan, Malishevë, Përlepnicë, Lladovë, përrocka në Kosaqë dhe Kmetoc, lumi te shkolla në Bresalc, kanali përgjatë rrugës së Kufcës, lumi te Isufajt dhe në Zhegër./rtk
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...