Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar gjashtë ndeshje të javës së parë të edicionit të ri 2024/25 në Ligën e Kampionëve.
Liga e Kampionëve me formatin e ri nisi dje (e martë) mbrëma, ku nuk munguan ndeshjet interesante, me rezultatet që ishin të pritshme.
Ethet e garës elitare vazhdojnë sot me gjashtë takime tjera në plan për t’u zhvilluar, ku dy fillojnë nga ora 18:45 dhe katër tjera nga ora 21:00.
Ndeshja më interesante e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të Manchester Cityt dhe Interit, e cila do të zhvillohet në Etihad.
Përveç kësaj ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Paris Saint-Germain dhe Girona, si dhe Club Brugge-Borussia Dortmund.
Në tri përballjet tjera do të luajnë Bologna-Shakhtar Donetsk, Sparta Praga-RB Salzburg dhe Celtic-Slovan Bratislava. /Telegrafi/
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...