Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bëri të ditur se sot në Bruksel, në takime të ndara ka takuar dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre.
Lajçak, në një postim në X, ka shprehur keqardhje që në këtë takim nuk u trajtuan çështjet më urgjente në një format trepalësh.
“Priti sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak në X, pas përfundimit të takimit në Bruksel.

Kujtojmë se në Bruksel sot ka dështuar edhe një tentim i organizimit të takimit të përbashkët mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh. Nuk kishte pajtim për agjendën e diskutimeve e rrjedhimisht nuk u realizua takimi trepalësh.
Sipas kryenegociatorit kosovar, temat e takimit të përbashkët ishin përcaktuar më herët ndërsa çështjet e reja mund të përfshihen vetëm nëse ka dakordim të të dyja palëve./rtk
Çfarë parasheh anëtarësimi në Bordin e Paqes?
Trump sërish e përmend ndalimin e konfliktit ndërmjet Kosovë...
Themelohet Bordi i Paqes, presidentja Osmani nënshkruan dekl...
Përfundon rinumërimi në 9 komuna, këto janë rezultatet
Prokuroria Themelore në Ferizaj autorizon nisjen e hetimeve ...
Kryeministrja daneze: Mund të negociojmë gjithçka për Grenla...