Komandanti ushtarak i NATO-s, gjeneral Kristofer Kavoli (Christopher Cavoli) ka nisur vizitën e tij në Shqipëri ku është takuar me të ngarkuarën me punë të SHBA në vendin tonë Nensi (Nancy) VanHorn.
Po ashtu, sikurse bën me dije ambasada amerikane në Tiranë, Gjeneral Kavoli do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
Kavoli do marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut.
“Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, po viziton Tiranën për të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut, si dhe për t’u takuar me udhëheqës shqiptarë, përfshirë Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti gjeneralin Cavoli në ambasadë, ku u takua me pjesëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës për t’i falënderuar për shërbimin e tyre. Vizita përforcon aleancën dhe partneritetin e fortë mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes, përfshirë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë që trajnohen krah për krah”, shkruan ambasada në rrjetin social Facebook./rtsh.al/
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...