Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zv. ambasadorin Nedjelko Shpilek.
Sipas njoftimit, i pari i Gjilanit i informoi mysafirët për punët dhe prioritetet e kësaj komune.
“Sot pritëm në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barishiq. E njoftova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimt ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë”, tha Hyseni, njofton Komuna.
Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë si dhe për miqësinë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e studentëve.
Gjatë takimit është diskutuar edhe rreth mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjërin prej qyteteve të Kroacisë./Arbresh.info/
Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës pritet të tr...
Sërish tërmet në Shqipëri
Tahiri: Nesër, mundësi e mirë për t’i hapur rrugë konstituim...
Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me ...
Ulen pak temperaturat maksimale
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qyteta...