Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala përgëzon aktorët, producentët dhe gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e filmit “Shok”
Lajmi se filmi “Shoku” është nominuar për çmimi më prestigjioz në fushën e kinematografisë Oscar, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kinematografinë dhe kulturën e Kosovës në përgjithësi, u shpreh ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të kuptuar lajmin se filmi “Shoku” është nominuar për këtë çmim të madh që i bën nder artit dhe kulturës së Kosovës.
Me këtë rast, ministri Shala përgëzoi gjithë ata që kanë ndihmuar për këtë arritje të rëndësishëm për filmin e Kosovës.
Po ashtu, ministri Shala përgëzoi të gjitha ata që kanë ndihmuar dhe kontribuar për të realizuar këtë film, i cili që tani ka shënuar një sukses historik.
Ministri Shala u shpreh se është optimist në suksesin e mëtejmë të këtij filmi dhe të kinematografisë së Kosovës.
Ai po ashtu shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të krijojë kushte më të volitshme për zhvillimin e artit kinematografik, duke krijuar lehtësira në planin e legjislaturës dhe të ndihmës financiare për zhvillimin e mëtejmë të kinematografisë së Kosovës.
Ky film është një bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë, me producent Eshref Durmishin e Harvey Ascott dhe është mbështetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë