Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të edicioni të tri në elitën e basketbollit kosovar ndaj Sigal Prishtinës.
Ndeshja u mbyll me rezultat 100-88, teksa prizrenasit patën epërsi 20 pikë në disa pjesë të lojës, shkruan Arbresh.info,
Që nga minuta e parë, dominoi skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 56-27.
Ndërkohë pjesa e dytë ishte më e balancuar me kryeqytetasit që u munduan të ktheheshin në lojë.
Por deri në fund e tëra se çfarë bënë ishte që ngushtuan epërsinë deri në 12 pikë.
Më i dalluari tek Prizreni ishte Johnson me 28 pikë kurse lojë të mirë bëri edhe qendra Urim Zenelaj, që realizoi 15 pikë dhe 12 kërcime.
Nzeakor bëri një performancë të shkëlqyer me 29 pikë e shtatë kërcime por ishte e pamjaftueshme për të shmangur humbjen.
Në ndeshjen e dytë, Sigal Prishtina takohet me Borën ndërsa Prizreni udhëton tek Peja./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...