Barcelona ka arritur të fitoj bindshëm me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së pestë në La Liga ndaj rivalit nga Kataluania, Gironës.
Ndeshja nisi më mirë për “Blaugranat”, kur Yamal gjeti golin pas 30 minutave, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti realizoi edhe golin e dytë për 2-0, pas shtatë minutash.
Ndërkohë për 3-0 u përkujdes Dani Olmo, dy minuta pa fillimit të pjesës së dytë.
Barcelona nuk i ndaloi sulmet dhe shënoi edhe golin e katërt me anë të Pedrit.
10 minuta para fundit, Girona realizoi golin e nderit, ku realizoi Cristhian Stuani.
Pas gjashtë minutash, Barcelona mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të Ferran Torresit.
Deri në fund gola nuk pati dhe të drejtuarit e Hansi Flick arritën fitore e pestë këtë sezon.
Pas pesë ndeshjes, Barcelona ka 15 pikë katër më shumë se Reali që është i dyti, kurse Giroma është e shtata me shtatë pikë./Arbresh.info
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit