Nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria ka pritur rreth 8.5 milionë turistë, sipas njoftimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Rama thekson se ky numër i madh i vizitorëve përbën një promovim të jashtëzakonshëm për vendin.
Ai shprehet se, përveç rritjes në numër, është zgjeruar edhe harta gjeografike e origjinës së turistëve të huaj.
“8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë”, thuhet në postim./Arbresh.info
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...