Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku tha se edukimi gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë fëmijët mbetet prioritet i qeverisë shqiptare.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se këtë vit të ri shkollor, 2,100 mësues ndihmës janë pranë nxënësve me aftësi të veçanta në shkolla, një rritje me +200 mësues më shumë se një vit më pare, shkruan Arbresh.info.
“Ata do të ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të personalizuar, duke ndihmuar secilin fëmijë të zhvillojë plotësisht potencialin e tij.”, ka shkruar ajo.
“Risia e këtij viti është kthimi i shkollave speciale në qendra burimore, duke ofruar më shumë shërbime të specializuara për nxënësit me nevoja të veçanta.”, përfundoi Balluku./Arbresh.info/
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...