Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze dhe me renome botërore ‘Snøhetta’, shoqëruar nga përfaqësues të kompanisë së mirënjohur vendore, “Mabetex Group”, në krye me presidentin e saj, z. Afrim Pacolli.
Rama ka bërë të ditur se para të kompanisë së mirënjohur vendore “Mabetex Group”, ka shpalosur një numër të mundësivë për investime në Kryeqytet të cilat do të kontribuonin në transformimin e Kryeqytetit, shkruan Arbresh.info.
“Falënderova kompanitë për interesimin e tyre dhe para tyre shpalosa një numër të mundësive për investime në Kryeqytet të cilat do të kontribuonin në transformimin e Kryeqytetit.Snøhetta dhe Mabetex shprehën interesim të veçantë për rivitalizimin e objektit ‘Kino Rinia’ dhe hapësirave përreth. U dakorduam për një takim të radhës ku kompanitë do të prezantojnë propozimin e tyre për këtë lokacion”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/

Postimi i plotë:
Mirëprita në takim përfaqësuesit e kompania prestigjioze dhe me renome botërore ‘Snøhetta’. Kjo kompani shoqëruar nga përfaqësues të kompanisë sonë të mirënjohur Mabetex Group shprehën interesim për partneritet zhvillimor në Prishtinë.
Falënderova kompanitë për interesimin e tyre dhe para tyre shpalosa një numër të mundësive për investime në Kryeqytet të cilat do të kontribuonin në transformimin e Kryeqytetit.
Snøhetta dhe Mabetex shprehën interesim të veçantë për rivitalizimin e objektit ‘Kino Rinia’ dhe hapësirave përreth. U dakorduam për një takim të radhës ku kompanitë do të prezantojnë propozimin e tyre për këtë lokacion./Arbresh.info/
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4