Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës së Mitrovicës Veriore, është duke realizuar një aksion bastisjeje në bankën paralele serbe në Leposaviq, në Drejtorinë e Thesarit.
Ky aksion është në vazhdim dhe është i lidhur me veprimet e ndërmarra javën e kaluar për mbylljen e bankave paralele serbe.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Kosovës, Veton Elshani.
“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbis, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash që ka pas të bëjë me Bankat më herët”, tha Elshani./Arbresh.info
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...