Policia e Kosovës ka vazhduar me implementimin e projektit “Siguria e fëmijëve gjatë rrugëtimit për në shkollë dhe familjarizimi i tyre me komunikacionin rrugor’’.
Sipas policisë në kuadër të këtij projekti njësitet sektoriale dhe komunitet së bashku me njësinë e komunikacionit rrugor kanë filluar me realizim të ligjëratave me nxënës të këtyre klasave në të gjitha shkollat e zonë së përgjegjësisë me qëllim që të njoftohen nxënësit për rregullat themelore në komunikacion rrugor.
“Në kuadër të këtij projekti njësitet sektoriale dhe komunitet së bashku me njësinë e komunikacionit rrugor kanë filluar me realizim të ligjëratave me nxënës të këtyre klasave në të gjitha shkollat e zonë së përgjegjësisë me qëllim që të njoftohen nxënësit për rregullat themelore në komunikacion rrugor, ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalime për këmbësor, semafori, rroli i tij etj. Po ashtu nxënësit në mënyrë praktike do të përcjellin aktivitetin në rrugën në afërsi të shkollës, nëpër udhëkryqe, në vendkalime për këmbësorë apo në rrugët ku ata mund të rrezikohen gjatë rrugëtimit për në shkollë”, njofton policia.
I gjithë ky projekt do të realizohet në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit, drejtoritë e shkollave dhe stafin arsimor./Arbresh.info/

Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu