Këngëtarja dhe miliarderja Selena Gomez zbuloi se “nuk mund të krijojë fëmijë” në një intervistë të saj të fundit.
“Fatkeqësisht kam shumë probleme mjekësore që do të rrezikonin jetën time dhe jetën e foshnjës ”, shpjegoi aktorja 32-vjeçare për Vanity Fair.
Gomez, e cila u diagnostikua me lupus në 2013 dhe iu nënshtrua transplantit të veshkave në 2017, vuri në dukje se ajo “nuk e kishte thënë kurrë këtë ” më parë në publik. “Nuk është domosdoshmërisht ashtu siç e imagjinoja unë. Mendova se do të ndodhte ashtu siç u ndodh të gjithë grave”, shtoi më tej ajo.
Megjithatë, ylli i “Only Murders in the Building” sqaroi: Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm të gatshëm për të bërë surrogaci ose birësim, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua.
Këngëtarja ka folur për planet familjare në të kaluarën, duke thënë për revistën Time, se kishte planifikuar gjithmonë të birësonte deri në moshën 35-vjeçare, nëse do të ishte ende beqare.
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin