Policia e Kosovës i ka ftuar për intervistim të gjithë kandidatët që e kanë kaluar testin e shkathtësive fizike të mbajtur më 8 shtator shtator, sipas konkursit me numër reference 10/1-01/SRS/1089/2024 të shpallur me datë 11.07.2024 deri me 05.08.2024.
Sipas njoftimit, vendi i mbajtjes së intervistës është në hapësirat e Akademisë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Në fillim të listës është informimi për vendin se ku do të mbahet intervista ndërsa data dhe koha e intervistës është në listën në vijim.
Kandidatet ditën e zhvillimit të intervistës duhet te paraqiten se paku 15 minuta para kohës se caktuar dhe duhet të kenë me vete:
Numrin e aplikacionit,Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...