Ardian Ismajli ka qenë thjesht fantastik në fitoren e Shqipërisë 1-2 në udhëtim te Kombëtarja e Ukrainës.
Ylli shqiptar shënoi një gol, por ishte i jashtëzakonshëm edhe në mbrojtje me ndërhyrjet e tij kruciale.
Falë paraqitjes mbresëlënës në sfidën ndaj Ukrainës, Ismajli ka zënë vend edhe në formacionin e xhiros së parë të Ligës së Kombeve.
Ismajli ishte më i miri te Shqipëria dhe nga SofaScore është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros.
Përveç qendërmbrojtësit shqiptar vend në formacionin më të mirë kanë zënë edhe yjet si Declan Rice, Kevin De Bruyne, Kvicha Kvaratskhelia, Jamal Musiala, Florian Wirtz e Alexander Isak. /Telegrafi/
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...